Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ UDINESES/ Allegri zbulon planet: Të martën do të…

Nesër në mbrëmje Juventusi do të përballet me Udinezen në “Alianz Stadium”. Tashmë 16 pikë para Napolit, bardhezinjtë e marrin çdo ndeshje me shumë qetësi dhe me optimizëm. Gjithashtu trajneri ka luksin të luajë jo me titullarët, për qëllim që të jenë të freskët për sfidën e Ligës së Kampionëve.

Alegri ka folur sot në deklaratën përshtyp duke prekur disa tema.

Udineze? “Pavarësisht avantazhi që kemi më Napolin, duhet të futemi për të fituar. Mungojnë dhe gjashtë fitore për titullin. Ne duhet të bëjmë më të mirën. Do të shoh nesër kush do të luajë. Dibala, Manxukiç dhe Ronaldo janë mirë. Bonuçi dhe Kielini nuk do të luajnë, ndërsa Kanselo dhe Pjaniç janë të skualifikuar”.

Liga e Kampionëve: “Pesë vjet më parë kishte frikë skuadra do kalonte grupin. Ndërsa tani objektivi është të fitojmë Championsin. E marta do të ketë një ndeshje të madhe shumë të madhe për të luajtur. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por kemi të gjitha mundësitë të bëjmë një punë të madhe. Do të duhet shumë durim sepse loja do të jetë shumë e gjatë”.

Thashethemet për Zidan? “Më kanë shpëtuar këto fjalë. Marrëdhënia ime me kompaninë është e qartë dhe këtë e kemi demonstruar mbrëmjen e djeshme. Pastaj është normale iu bëni punën tuaj. Me Juventusin 16 pikë përpara Napolit dhe në fazën e 1/8-ave të Ligës Kampionëve,  ju mund të mendoni se skuadra duhet të ndërrojë trajner.”

Related posts

Revolucion te Gjermania, ja 22 lojtarët për Botërorin “Katar 2022”

Sadik.Autor

SKËNDERBEU-TEUTA/ Kallaku shënon me kokë ndaj “Korçarëve” dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

E PAPRITUR/ Mungon në listë, Mesi nuk luan në Ligën e Kampioneve

Delo.autor

Leave a Comment