Futboll

NGA “SAN SIRO” TEK CHAMPIONSI/ Rrëfehet presidenti i Milanit: Që të fitosh në futboll, ke nevojë për…

Çështja e “San Siro”-s ka prekur Milanin dhe Interin prej disa ditësh. Dy klubet do të paraqesin projektin e tyre në Bashkinë e Milanos, duke synuar gjithnjë e më shumë shkatërrimin e stadiumit historik, për të krijuar hapësirë aty për një të ri.

Kjo gjë u konfirmua nga presidenti i kuqezinjve, Paolo Scaroni, i cili foli nga mjediset e “San Siro”: “Që të fitosh në futboll, ke nevojë për lojtarë të mëdhenj, të cilët mund të blihen vetëm me fitime të mëdha. Me FFP (fair play financiar), kontrolli është bërë i rreptë.

Të ardhurat tona janë fikse, 203 milionë euro (që në vitin 2003). Asnjë përmirësim nuk është parë në 15 vite. Real Madridi, fjala vjen, faturon 1 miliard euro. Për të arritur ato nivele na nevojitet një fazë efikase”.

Këtu kihet parasysh një stadium i ri, që që të sjellë përfitime të mëdha ekonomike. Ideja është për një impiant sportiv, që të jetë tërheqës e aktiv gjatë gjithë javës, jo vetëm ditën e ndeshjes.

“Në stadiumin “Bernabeu” janë shtatë restorante, që punojnë shtatë ditë në javë. Rruga jonë duhet të jetë e ngjashme, që të kemi të ardhura më të larta. Pastaj, ndoshta mund të synojmë të fitojmë Ligën e Kampionëve. Interi dhe Milani janë aleatë në këtë projekt. E them këtë, sepse kemi një studim të bërë nga konsulentët botërorë”, – shton presidenti kuqezi.

Champions apo titullin në Serie A? Scaroni tregon preferencën e tij për sukses europian: “Unë do të doja të fitoja titullin në Itali. Megjithatë, në aspektin ekonomik, të ardhurat nga Champions-i janë më të mëdha. Ne duhet të kemi parasysh faktin se Milani është ekipi italian me më shumë mbështetës në botë. Tifozët tanë janë edhe në moshë. Nëse nuk marrim pjesë në Champions, ata na lënë, ndërkohë që shumë të rinj nuk na konsiderojnë një ekip të madh”.

Related posts

REKORD GUINNESS/ Kam refuzuar 3000 oferta për Real Madridin

Isa.Autor

Mourinho befason të gjithë pas barazimit me Sevillan

Q.Autor

PREMIER LEAGUE/ “Qytetarët” bëjnë detyrën ndaj Bournemouth, super Kane i dhuron fitoren Tottenham

Delo.autor

Leave a Comment