Futboll Sport

RISIA/ Përveç Championsit dhe “Europa “League”, ja kompeticioni i tretë për klubet në Europë

Andrea Agnelli u shfaq në Asamblenë e Përgjithshme të ECA (Shoqata e Klubeve Europiane) dhe ka raportuar se ka marrë “dritën jeshile” nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për të futur një kompeticion të tretë europian në futboll, plus Ligës së Kampionëve dhe “Europa League”.

“Në pritje të vendimmarrjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ne si shoqatë kemi marrë “dritën jeshile” për të prezantuar një kompeticion të tretë europian për klubet, duke llogaritur një total prej 96 klubesh në sezonin 2021-2022”, – shpjegoi presidenti i Juventusit në Asamblenë e Përgjithshme të ACE.

Sipas “Sport Bild”, ky komepticion i ri europian do të zvogëlojë numrin e klubeve nga kontinenti ynë, që marrin pjesë në “Europa League”. Pra, nuk do të preket Champions-i. Ky reduktim do të ndodhë nga 48 deri në 32 ekipe, duke pasur të njëjtin numër si në Ligën e Kampionëve.

Ky kompeticion i tretë, për të cilin ende janë në kërkim të emrit, do të ketë përbërjen e 32 ekipeve nga një total prej 96 ekipesh europiane, që marrin pjesë në garat kontinentale. Edhe pse detaje të mëtejshme mbi sistemin e vlerësimit për këtë kompeticion të tretë europian për klubet janë të panjohura, duket se në parim është rënë dakord që në sezonin 2021-2022 te kemi një garë të trefishtë të UEFA-s.

Përveç Ligës së Kampionëve dhe “Europa League”, pritet të mësohet emri dhe mënyra e funksionimit të kompeticionit të tretë. Për 28 vjet (1971-1999), klubet e kontinentit tonë kanë garuar së bashku për Kupën Europiane, e cila më tej mori emrin Liga e Kampionëve, pas riformatimit në vitin 1992. Ekzistonte edhe Kupa UEFA, e cila u shndërrua në “Europa League” në sezonin 2009-2010, apo “Cup Winners”, që e pati edicionin e fundit në vitin 1999.

Related posts

E pabesueshme/ Nga Fiorentina tek Juventus, ja cilët janë lojtarët që u janë vjedhur identitetet në facebook

Q.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Crotone. Rezultati 4-0

Delo.autor

HAKMARRJA E BRAZILIT/ Kush refuzoi kombëtaren dhe s’luan dot në Premier League këtë fundjavë

Delo.autor

Leave a Comment