Futboll Kombëtarja Sport

NIS ME FITORE NË ELIMINATORE/ Skuadra e Macinit mposht Finlandën falë të rinjve

Italia e ka nisur me fitore fazën eliminatore të Euro 2020 falë një 22-vjeçari dhe një 19-vjeçari.

Skuadra e Roberto Mancini-t ka marrë një fitore 2-0 në kundër Finlandës, duke ruajtur pathyeshmërinë në shtëpi, ku nuk ka humbur asnjë nga 48 takimet e luajtur në shekullin e 21-të (duke përjashtuar miqësoret): 37 fitore, 11 barazime.

Edhe pse italianët kanë dominuar ndeshjen, rastet e krijuara nuk ka qenë të shumta. Edhe goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur falë një devijimi të mbrojtjes mike pas gjuajtjes së Nicolo Barella-s në minutën e 7-të.

Para Barella-s, lojtari i fundit i Cagliari-t që kishte shënuar për Italinë kishte qenë Davide Astori (kundër Uruguait në Kupën e Konfederatave të 2013-ës), i cili u nda nga jeta në marsin e 2018-ës për shkak të një arresti kardiak.

Goli i sigurisë ka ardhur në minutën e 74-t dhe është realizuar nga ylli i Juventus-it, Moise Kean, i cili është bërë lojtari i dytë më i ri (19 vjeç e 23 ditë) që shënon gol për “Axurrët” pas Bruno Nicole në 1958-ën.

Italianët mund të kishin realizuar edhe golin e tretë, por dy tentativat në minutat e fundit të Fabio Quagliarella-s, i kthyer në kombëtare pas 9 vitesh, janë ndalur nga portieri Hradecky dhe traversa.

Falë tri pikëve të marra mbrëmjen e sotme, Italia kryeson renditjen e Grupit J me pikë të barabarta me Bosnje Hercegovinën, që ka mundur 2-1 në shtëpi Armeninë, dhe Greqinë, që ka fituar 2-0 ndaj Lihtenshtejnit në transfertë.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Tifozët kroatë në DELIR, ja “çmenduria” që po bëjnë në Moskë (FOTO)

Isa.Autor

Inter 2-1 Bologna: Notat e lojtarëve, Karamoh më i miri  

Q.Autor

BARCELONA nis mbrojtjen e titullit, REALI për të treguar se nuk varet tek RONALDO

Isa.Autor

Leave a Comment