Futboll

NJË NGA LOJTARËT E PAFAT NË SUPERIORE/ Përkeqësohet situata tek Partizani, Telushi drejt operacionit në…

Futbolli ka dhe fatin brenda! Karriera e futbollistëve herë përparon nga një fraksion sekonde, e herë tjetër ngec në vend nga një dëmtim i papritur. Një nga lojtarët e pafat të Superiores tonë momentalisht është Bruno Telushi. Vlonjati u afrua te Partizani si një bast, jo për shkak të cilësive të tij futbollistike, por prej karakterit shpërthyes.

Mesfushori heshti çdo kritikë dhe nga ndeshja në ndeshje u kthye në liderin e “demave”. Të këtij ekipi që mund të shpallet kampion. Telushi është kthyer në “gjeneral”, nisur nga festimi i golave të tij. Rrjeta që këtë sezon kanë qenë të shpeshta, madje dhe në takimin e fundit ndaj Teutës la fushën pas zhbllokimit të rezultatit dhe mes dhimbjeve përfundoi në spital.

Diagnoza u gjet më e keqe se ishte menduar fillimisht. Vlonjati ka ajër në mushkëri dhe po mbahet nën vëzhgimin e rreptë të doktorëve. Lajmi i fundit ka përkeqësuar akoma më shumë situatën në kampin e kuq, pasi vlonjati duhet të operohet. Në kushte të tilla me shumë mundësi, kampionati mund të konsiderohet i mbyllur për “gjeneralin” që e la “ushtrinë e tij” në gadishmëri të plotë.

Related posts

FILLIM ZHGËNJYES NË COPA AMERIKA/ Humbja me Kolumbinë, çudit Lionel Messi

Delo.autor

Klubet e mëdha në “festë”/ Kampioni i botës nuk do të vazhdojë më me PSG-në

Isa.Autor

NGA INZAGHI TEK SARRI/ Skuadra e Serisë A mendon për “timonierin” e ri në stol

Delo.autor

Leave a Comment