Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA NDESHJES DERBI KRYEQYTETAS/ Gega provon disa alternativa ndaj Tiranës, ja manovrat

Partizani u ka dhënë fund dje përgatitjeve për derbin. Në dallim nga ditët e shkuara, seanca e djeshme u zhvillua në orën 17:00, në kompleksin “Football Republic”. Ardit Hila dhe Alesio Hyseni kanë vijuar dje të diferencuar nga grupi. Përveç tyre, ndaj bardhebluve mungon edhe Lorenc Trashi, i pezulluar nga kartonët.

Trashi është mungesa e madhe për trajnerin Gega në derbi, kështu që presioni nga krahët pritet të jetë më i ulët te “demat”. Hektor Idrizaj shikohet si më i mundshmi për krahun e majtë të mbrojtjes. Stafi ka provuar gjatë javës disa alternativa për zëvendësuesin e Trashit dhe Idrizaj pritet të përzgjidhet para Kalarit dhe Mombilos. Në krahasim nga ndeshja me Flamurtarin, gjasat janë që trajneri Gega të përzgjedhë Emanuel Mensah si titullar, ndaj Dilaver Duka pritet ta nisë nga stoli.

Pjesa tjetër pritet të jetë e pandryshuar. Shumë është punuar në aspektin mbrojtës, kryesisht në goditjet standarde, ku rreziku mund të vijë nga anglezi Ngo. Fortifikimi i mesfushës dhe rrjedhshmëria nga krahët e sulmit shikohen si manovra për të triumfuar në derbi.

Related posts

U TRANSFERUA ME BUJË/ Jasir Asani largohet zyrtarisht nga suedezët e AIK-ut

Delo.autor

Real Madrid – Juventus, befasi në formacionet zyrtare

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ GETAFES/ Koeman me dhimbje koke, ka vetëm 5 lojtarë në skuadër

Delo.autor

Leave a Comment