Futboll La Liga Sport

DEL KUNDËR PARAARDHËSIT TË TIJ TEK BARCELONA/ Koeman: Nuk jam dakord

Trajneri i Barcelona-s, Ronald Koeman, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Dinamos së Kievit:

“Duam t’i japim vazhdimësi fitoreve në Champions League, të luajmë mirë, të krijojmë raste dhe të shënojmë për të fituar”.

– Dinamo e Kievit me shumë pozitivë me Covid-19?

“E dimë se kanë probleme me Covid. Kanë bërë teste të tjerë dhe po presin rezultatet, shpresojmë të luajmë nesër”.

– Ter Stegen?

“Po stërvitet me grupin prej një jave dhe është mirë. Ka qendruar jashtë për një kohë të gjatë, por po punon mirë. Nesër do të vendosim nëse do të luajë”.

– Përforcime në janar?

“Të gjithë e dinë atë që mendoj. Na mungon një sulmues, por gjithçka varet edhe nga situata ekonomike e klubit. Nuk dua ta forcoj klubin, punojmë me ato që kemi”.

– Setien ka thënë se Messi është një lojtar i vështirë për t’u menaxhuar?

“Leo është një lojtar i jashtëzakonshëm, më i miri në botë. E shikoj çdo ditë në stërvitje, ka një karakter fitues. Është kapiteni ynë, flasim gjithmonë. Nuk jam dakord me Setien, por secili ka opinionin e tij”.

Related posts

“NDRYSHIMI ËSHTË I MADH TEK VLLAZNIA/ Mirsad Jonuz: Ja pse e ndoqa Kukësin dhe ku synoj të filloj punë

Delo.autor

NGA “PICCIRIDDU” TEK LIDER TË VËRTETË 28-VJEÇ/ Dybala, simbol i ciklit të ri të Juventusit

Delo.autor

“US OPEN”/ S’ka surpriza, tenisti Nadal në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment