Futboll Seria A Sport

“KUQEZINJTË” VAZHDOJNË PËRFORCIMET/ Milani në sulm për 80 milionëshin, sakrifikon dy yjet…

Milan në Champions League sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit po përgatisin planin për të përforcuar skuadrën. Emri i parë në listë është ai i Federico Chiesa, sulmuesi i Fiorentinës dëshirohet nga shumë skuadra në Europë, përfshirë edhe Juventusin.

Së fundi në Itali kanë bërë me dije se “Djalli” do tentojë të marrë ne verë sulmuesin italian, për të cilin klubi nga Firence kërkon 80-100 milionë euro. Një shifër e ekzagjeruar, por që mund të arrihet marrëveshja edhe me formula të tjera.

Milan nuk ka si qëllim të paguajë “cash”, për këtë fillimisht do të zyrtarizohen disa shitje. I pari është Andre Silva, Kessie do të shitet pasi të arrihet marrëveshja për Bakayoko, ndërsa Suso do jetë i sakrifikuari, pasi spanjolli do synohet të shitet për t’i lënë vendin talentit italian.

Marrëveshja – Pjesë e formulës së kalimit të Chiesa në Milano pritet të bëhet Patrick Cutrone. Sulmuesi italian nuk ka gjetur hapësirë pas ardhjes së Piatek dhe Fiorentina e shikon si një mundësi të mirë atë. Për Cutrone interes të fortë ka edhe nga Torino, gjithsesi ai do luftojë deri në fund për të provuar shanset e tij në Champions.

Emra të tjerë që Leonardo mendon të përfshijë në këtë marrëveshje janë ata të Laxalt dhe Castillejo.

Related posts

JUVENTUS-ATLETICO MADRID/ “Zonja e Vjetër” dyfishon shifrat, shënon CR7

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Kërkesë e yllit të Liverpool, dëshiron Haaland në ekip

Delo.autor

DEL E VËRTETA/ Legjenda e futbollit brazilian: “Pele” është një gënjeshtër…

Isa.Autor

Leave a Comment