Futboll

PAS BARAZIMIT ME TIRANËN/ Trajneri Starova: 2 ndërrime të detyrueshme, nuk kisha…

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, foli pas ndeshjes, ku tha se ekipi i tij nuk vodhi asgjë, gjithashtu edhe një koment mbi gjykimin e Kridens Metës.

Pikë me vlerën e fitores…

E drejtë, bëmë një lojë të mirë. Pjesë e parë që kontrolluam. Mbrojtëm mirë, e dinim që Tirana do bënte presion. Një pakujdesi na dëmtoi. 2 ndërrime të detyrueshme, dhe u detyruam të ruajmë tjetrin. Skuadra reagoi, 1 pikë ndaj Tiranës, që për momentin është nga skuadrat më të mira. Më e mira e momentit.

U ndëshkuat me një goditje, ndërsa në të dytën Tirana ju rrezikoi shumë…

Një arsye janë 2 zëvendësimet. Nuk kisha mundësi të freskoja skuadrën. Tirana ishte më e kujdesshme në pjesën e parë. Në futboll duhet dhe fat. Ata humbën penalltinë, dhe atë që e humbëm vetë, e pësuan. Nuk vodhëm gjë. Rritëm moralin e ekipit, skuadra është stërvitur mirë. Tani jemi për objektivat e skuadrës.

Jeni “Mister X”, dy barazime në dy ndeshje. Rezultat i drejtë, për meritën tuaj apo të Tiranës?

Nuk vodha asgjë, morëm atë që merituam. Isha i kënaqur nga loja, dhe shumë i kënaqur që morëm edhe një barazim.

Gjykimi i Metës…

Meta nuk do kontestohet më nëse gjykon mirë. Ajo i takon të kaluarës. Besoj se nuk ma bëre për provokim. Sot gjykoi mirë. Shpresoj që njerëzit të ndryshojnë.

Penalltia e Tiranës…

Besoj se është simulim. Sefgjini mundohet ta shmangë, por ai shtyn këmbën pas, për ta mbajtur tek këmba e lojtarit tonë. Është një penallti shumë e dyshimtë.

Shtesa mbi shtesë…

Të shohim për çfarë e bëri. Sa ndërrime u bënë, sa sekonda kaluan. Nuk ka pasur shumë lojë efektive në pjesën e dytë, duhet ta dini.

Related posts

PRANUAN SE TRUKONIN NDESHJE/ 5 lojtarë përjashtohen përjetësisht nga futbolli

Delo.autor

STEFANO PIOLI “I SHKRUAN” BABAGJYSHIT/ Ja tre DHURATAT që dua për vitin 2020

Delo.autor

DOPIETA E KASTRATIT DHE GOLI I UZUNIT/ Shqiptarët bëjnë namin te Lokomotiva e Zagrebit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment