Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Shkëmbi: Kërkojmë të luajmë futboll sulmues dhe të…

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli pas triumfit ndaj Kastriotit ku u shpreh:

E kishit menduar kaq të vështirë rikthimin te fitorja?

Me sinqeritet që po. E kisha menduar shumë të vështirë. Nuk vinim nga një periudhë e mirë. Ekipi kundërshtar po bën një kampionat shumë të mirë.

Është një kundërshtar që luan futboll agresiv dhe nuk të lejon të luash. E patëm të vështirë të bënim një futboll siç duhet të bëjmë. Ana psikologjike është shumë e rëndësishme. Për fat të mirë mendoj që ky 3 pikësh do na bëjë mirë për të përgatitur ndeshjet e ardhshme.

Si është gjendja e Sidibes?

Mezi po prisja të merrja një informacion. Por nuk e di. Shpresoj të jetë mirë. Është lojtar shumë i rëndësishëm.

Pse nuk keni vazhduar edhe në pjesën e dytë me të njëjtin ritëm?

Në pushim këshillat ishin që të vazhdonim me të njëjtin mënyrë, por u bë e vështirë edhe për meritë të kundërshtarit, por pjesën e dytë kishim dhe erën kundër. Nuk na la të bënim atë që duhej. Ndonjëherë ekipi nuk ndihet i gatshëm për ta bërë atë presionin që duhet.

Nga situata që po vinim ishte shumë i rëndësishëm ky 3 pikësh. Pavarësisht çfarë thotë trajneri, lojtarët e ndjejnë të detyrueshëm për të ruajtur rezultatin.

Duke parë ndeshjen e sotme mendoj që Bushiç bëri një ndeshje të mirë. Edhe sulmuesit e tjerë kanë besimin tim. Nuk besoj se ka ndryshuar gjë, veç pjesës së disa lojtarë nuk janë në 100 %. Kam besim që Teuta do të rikthehet te ai ekip që shënon gola dhe që luan futboll të mirë. Sot nuk kemi bërë futboll të bukur.

Për fat të mirë i kam edhe drejtuesit në një mendim me psikologjinë time. Do të kërkojmë të luajmë futboll sulmues dhe të arrijmë rezultate. S’kemi pse ndryshojmë.

Related posts

PUSHIME ROMANTIKE NË ROMË/ Ylli i Real Madrid relaksohet me modelen serbe (FOTO)

Delo.autor

GOLI I PARË I ANULUAR NGA VAR-I/ UEFA jep shpjegimin zyrtar për rastin

F.autor

NË JANAR DUAN TA LARGOJNË/ Sulmuesi i INTERIT shënon si MESSI kundër Frosinones (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment