Futboll Premier League Sport

PAS BARAZIMIT NË “GOODISON PARK”/ Klopp: Përveç Everton, ja kundërshtari tjetër në fushë

Jurgen Klopp ka fajësuar erën për barazimin 0-0 ndaj Everton, megjithatë i thur elozhe ekipit për dëshirën e treguar në Goodison Park.

Këto ishin fjalët e tij pas ndeshjes: “Është OK. Ishte një ndeshje e vështirë për arsye të ndryshme dhe kishim një kundërshtar tjetër në fushë. Era vinte nga të katër anët dhe nuk ndihmoi askënd.”

“Ishte një ndeshje e vështirë për t’u kontrolluar dhe kishim tre-katër mundësi të mira me Salah dhe Fabinho, ndërsa nuk mbaj mend ata të kishin ndonjë rast.”

“Është një barazim dhe ruajmë pathyeshmërinë ndaj tyre. Nuk ishte rezultati që donim, por ishte një ndeshje e vështirë.”

“Tifozët mund të shtyjnë lojtarët tanë drejt fitores, jo vetëm në këtë ndeshje, por në çdo ndeshje.”

“Ata ishin lojtari i 12-të në fushë dhe pres 80% të kësaj për ndeshjen e radhës. Në pjesën e dytë bëmë presing më lartë dhe ekipi u përmirësua me lojtarët që u zëvendësuan.”

“Donim t’u jepnim tifozëve tre pikët sot, por i dhamë një paraqitje të mirë dhe dëshirë. I treguam mentalitetin e duhur dhe ata gjithmonë duan ta shohin këtë gjë.”

Related posts

Festimi më i dështuar i historisë së Kupës së Botës vjen nga sulmuesi belg (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Çeki-Shqipëri. Rezultati 3-1

Delo.autor

“MBAPPE DO TË SHKOJË TEK REAL MADRID”/ Ish-ylli i PSG-së: Vetëm një gjë mund ta bindë të qëndrojë

Delo.autor

Leave a Comment