Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA NË SUPERIORE/ Kukësi shton presionin, -6 nga “Demat”. Fundi ka sërish “luftë të ftohtë” (FOTO)

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme edhe javën e saj të 24-t, dhe tabela e renditjes sa vjen e bëhet më interesante.

Partizani u ndal në barazim në derbi, por qëndron i pari me 50 pikë. Afrohet Kukësi, me 44 pikë pas fitores me Luftëtarin, dhe ul në 6 pikë diferencën.

Teuta e treta me 40 pikë, ndërsa ndjek Laçi me 36. Sërish barazim në vendin e pestë dhe të gjashtë, me Skënderbeun e Flamurtarin që numërojnë 34 pikë. Tirana qëndron e shtata, me 29 pikë, ndërsa Luftëtari një vend më poshtë, me 25 pikë.

Renditja mbyllet nga Kastrioti, në vendin e parafundit me 21 pikë, ndërsa Kamza e fundit me vetëm 17 pikë. Më poshtë, rezultatet e javës së 24-t dhe tabela e renditjes.

Tirana-Partizani 0-0

Kukësi-Luftëtari 3-0

Teuta-Skënderbeu 2-2

Kamza-Laçi 1-1

Flamurtari-Kastrioti 1-1

Related posts

Tramezzani në Amerikë, udhëheq Gashin

Q.Autor

Napoli i interesuar për mesfushorin e Bayernit

Sadik.Autor

JO VETËM NJERËZIT DINË TË LUAJNË NË BRAZIL/ Aty ku edhe qeni i bën spektakël topit… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment