Futboll Ligue 1 Sport

PAS DËSHTIMIT NË CHAMPIONS/ PSG përgatit hakmarrjen ndaj “katalanasve”, ja ylli që synon t’i rrëmbejë

Pas dështimeve të njëpasnjëshme të PSG-së në Ligën e Kampionëve, teksa u eliminua që në raundin e dytë të këtij kompeticioni, në sezonin e tretë radhazi, në “Parce des Princes” po mendojnë për forcimin e skuadrës. Në fokus do të jetë sezoni i ardhshëm, kur gjigantët e Ligue 1 do t’i nisen sërish ngjitjes së “malit” (Champions) si Sizifë të martirizuar.

Kryesuesit e padiskutueshëm të kampionatit francez, me 17 pikë përpara Lille, i kanë vendosur radarët mbi Philippe Coutinho, sipas “Radio Monte Carlo”. Braziliani është në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës. PSG mendon se do t’i hakmerret” Barcelonës me këtë futbollist, duke qenë se katalanasit triumfuan në rastin e Frenkie de Jong, janarin e këtij viti. Ky i fundit ishte shumë pranë kalimit në kryeqytetin francez, por angazhimi personal i presidentit Josep Bartomeu i përmbysi gjërat.

Në fakt, Coutinho është një dëshirë e vjetër e klubit të drejtuar nga Nasser Al-Khelaifi. Verën e kaluar, PSG bëri gjithçka për ta marrë brazilianin, dërgoi përfaqësuesin e tij me një ofertë të majme, 270 milionë euro, për ta transferuar nga Barça. Megjithatë, Coutinho nuk ishte për ta lënë “Camp Nou”, vetëm gjysmë viti pasi kishte ardhur aty nga Liverpool për 120 milionë euro, plus 40 milionë të tjera në formë variablash.

Kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe klauzola e ndërprerjes së saj arrin në shumën e 400 milionëve. Më 12 korrik, ai do të bëhet 27 vjeç. Këtë sezon e ka parë veten në vështirësi, duke mos pasur ndikim në skuadrën e drejtuar nga trajneri Valverde. Madje, ky i fundit e ka ulur në stol, duke qenë se ka shkëlqyer francezi Dembele.

Në kushtet kur hapësirat e aktivizimit me katalanasit do të vijnë duke u ngushtuar, sepse konkurenca rritet, braziliani duket i joshur nga ideja për të kaluar në Paris. Atje e pret shoku i tij më i mirë në kombëtaren e Brazilit, Neymar. Madje, kapiteni i Selecao po bën “shkesin” për ta marrë në “Parce des Princes”.

Related posts

MotoGP/ Piloti i Ducati-t tregon pse dështoi në Austin

Sadik.Autor

DIFERENCA TË FRIKSHME/ Reja një “babaxhan”, Panucci injoronte stafin. Ja ndryshimet e dy trajnerëve

Delo.autor

E ARDHMJA E FRANCEZIT TEK REAL MADRID E PASIGURT/ Aventura e dytë e Zidane në stolin e madrilenëve mbyllet në…

Delo.autor

Leave a Comment