Futboll Sport

ZBULON KLUBIN E TIJ TË ARDHSHËM/ Balotelli: Ekipi i vetëm për të cilin do luaja…

Mario Balotelli ka gjetur ambient të këndshëm te Marseille, këtë e konfirmoi edhe vetë sulmuesin, i cili ka theksuar se dëshiron të firmosë kontratë të re dhe të qëndrojë në “Velodrom” sezonin e ardhshëm.

Fakti është se kontrata ime skadon në fund të sezonit, pas kësaj do të flasim. I kam thënë agjentit tim se jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj. Dy sezonet e para te Nice ishin të mira, por Marseille është një tjetër nivel, një tjetër dimension i futbollit dhe i atmosferës”,tha italiani në një intervistë.

“Këtu atmosfera është pak a shumë si në Napoli. Unë e kam thënë që klubi i vetëm për të cilin do luaja është Napoli, kështu është edhe në Marseille”, zbuloi më tej “Super Mario”.

Në dy sezonet e tij të para me Nice, Balotelli shënoi 33 gola, por me trajner Patrick Vieira dështoi të shënojë në 10 ndeshje radhazi në Ligue 1, për këtë u ul në stol dhe në janar shkoi te Marseille, aty ku ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje.

Related posts

“FITORJA ME ISLANDËN”/ UEFA “nuk i beson” paraqitjes së Hysajt, ja “surpriza” që i bën!

Delo.autor

TEUTA SHPALLET KAMPIONE E SUPERIORES/ Shikoni momentin kur Arapi ngre trofeun në “Niko Dovana” (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM NË BOTËRORIN E NOTIT/ 19-vjeçari thyen rekordin e legjendës Felps

Delo.autor

Leave a Comment