Futboll Premier League Sport

PAS FITORES HISTORIKE NË CHAMPIONS/ Solskjaer: Tani i rikthehemi realitetit tonë, luajmë…

Pas fitores historike 3-1 ndaj PSG-së në Paris dhe kualifikimit në çerekfinalet e Champions League, skuadra e Manchester United rikthehet të luajë në Premier League. Përballë “djajve” është skuadra e Arsenal, një përballje e fortë mes dy ekipeve që synojnë një vend mes “top-4” më të mirave në fund të këtij sezoni.

Për këtë arsye, trajneri Ole Gunnar Solskjaer kërkon nga skuadra që të ulë euforinë dhe të kthehet me këmbë në tokë, pasi tashmë për United nis një sfidë tjetër. Po aq e rëndësishme se ajo ndaj PSG-së, pasi 3 pikët do të mbajnë “djajtë” në vendin e katërt.

“Tani i rikthehemi realitetit tonë, luajmë sërish në Premier dhe përballë kemi një ekip të fortë si Arsenal. Pavarësisht kësaj, nuk kemi asnjë problem. Kualifikimi në çerekfinalet e Champions nuk është një çudi, pasi ai është vendi ku i takon Manchesterit.

Ajo që më tremb është euforia e tepërt, pasi nuk kemi shumë kohë për të rikuperuar dhe na duhet të hidhemi sërish në sulm, për një objektiv tjetër. Ndaj duhet të jemi realistë, me këmbë në tokë dhe të kuptojmë se kjo është një sfidë tjetër. Skuadrës do t’i jap të njëjtat këshilla si gjithnjë, të luajnë për të nderuar fanellën”, tha Solskjaer.

Related posts

ISHTE PRANË KALIMIT TEK REALI NË 2010/ Ribery rinovoi me Bayern Munich prej… gatimit të Suzit

Delo.autor

PRESIDENTI NUK NJEH FALJE/ Putin “plas” në burg dy futbollistët e Rusisë

Isa.Autor

MBROJTËSI SPANJOLL NË SUPERFORMË/ Teo Hernandez habit Milanin në fazën përgatitore (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment