Futboll Sport

Verdikti i çerekfinaleve, Botërori “bëhet” Europian

Kampionati Botëror i futbollit përmbylli sot edhe fazën çerekfinale, ndërsa u përcaktuan 4 skuadrat që do të vijojnë ende të ëndërrojnë triumfin në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit për shtete.

Ajo që dihet me siguri, është që Kupa e Botës do të vijojë të mbetet në Europë, pasi çerekfinalet rezultuan të “pamëshirshme” me Brazilin dhe Uruguain, skuadrat e vetme jo-evropiane, që kishin mbetur ende në Rusi.

Kështu Franca mposhti Uruguain me rezultatin e pastër 2-0, duke dominuar sfidën dhe avancuar për në gjysmëfinale, ndërsa trajneri Deschamps nuk e fsheh më ambicien për të ngritur lart kupën.

“Gjelat” do të përballen në këtë fazë me Belgjikën, e cila nxori jashtë Botërorit Brazilin e madh, me shumë yje në përbërje. “Djajtë e kuq” të Europës, që gjithashtu kanë emra “Top Player-ash” në përbërje, mposhtën 2-1 Seleçaon, falë një paraqitjeje mjaft dinjitoze.

Anglia i dha fund efektit surprizë të Suedisë, që kishte lënë dhe nxjerrë jashtë Botërorit shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror. Skuadra e Southgate mposhti 2-0 nordikët dhe tregoi edhe njëherë se është një skuadër shumë racionale, që nuk i lë asgjë rastësisë.

“Tre luanët” do të diskutojnë një vend për në finalen e madhe të Luzhnikit, me ballkanasit e Kroacisë, që eliminuan në çerekfinale, vendin organizator të Botërorit, Rusinë. Skuadra e Daliç ka mbërritur në këtë fazë të Botërorit, duke u kualifikuar dy herë radhazi falë 11-metërshave, ku Subasiç tregoi aftësitë e tij të vërteta.

Tashmë Botërori do të ndalet sërish për një periudhë dy ditore, për t’u rikthyer më datë 10 korrik, me gjysmëfinalen e parë, Francë-Belgjikë dhe më pas më 11, me atë Angli-Kroaci.

Related posts

NUK ËSHTË MERKATO/ Griezmman krijon një super Atletico në Playstation, ja yjet e preferuar (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Nuk ka më vend te Rangers, Grezda drejt huazimit

Delo.autor

Vllaznia–Kamza, finalja që vendos për mbijetesën

Sadik.Autor

Leave a Comment