Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ CARDIFFIT/ Sarri: Është e kuptueshme, ndonjëherë mund të jetë fati në…

Chelsea ka fituar me ndihmën e arbitrave ndeshjen ndaj Cardiff. Ishte një sfidë me incidente dhe një gabim trashanik i anësorit vendosi takimin.

Gjatë ndeshjes trajneri i The Blues Maurizio Sarri është fërshëllyer nga tifozët, të cilët kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Në fund të takimit, ky ishte reagimi i tij: “Ata do të kenë të pakënaqur me rezultatin. Është e kuptueshme. Po mësohem me këtë gjë.

Pas ndeshjes me Everton, kemi qenë pak nervozë. Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë dhe pësuam një gol idiot.

Në fund, mendoj se e merituam fitoren. Nuk e di nëse goli ishte pozicion jashtë loje. Më duhet ta shoh. Mbase ndonjëherë mund të jetë fati në krahun tonë.”

Related posts

REZULTOI ME DOPING NË FINALE ME JUVEN/ Reagon RAMOS, është një tentim për të…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Spektakël golash në Lisbonë, Benfica dhe Ajax bëjnë “paqe” në aktin e parë

Delo.autor

OPERACIONI BLIC “AKSION I DHJ*RË”/ Foggia peng i mafies, edhe trajneri De Zerbi i përfshirë

Isa.Autor

Leave a Comment