Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ FULHAMIT/ Sarri: Shumë i kënaqur me paraqitjen, Higuainin do ta shihni…

Chelsea ka vuajtur, por në fund ka marrë tre pikët falë golave të Higuain dhe Jorginho.

Pas ndeshjes, trajneri Maurizio Sarri ka folur për ndeshjen dhe paraqitjen e portierit të rikthyer në formacion, Kepa.

“Luajtëm shumë mirë për vetëm 60 minuta. Kishim mundësinë për ta vrarë ndeshjen.”

Nuk ishim në gjendje ta bënim kështu që në 20-25 minutat e fundit ishim në telashe sepse ishim të lodhur mendërisht dhe fizikisht nga 120 minutat ndaj Man City-t dhe ndeshjes së fortë ndaj Tottenham.”

Megjithatë, jam shumë i kënaqur me paraqitjen tonë në 60 minutat e para dhe rezultatin.”

Kepa është një burrë. Ai e kuptoi gabimin dhe sot ishte në gjendje të reagonte. Jam shumë i kënaqur me Willy Caballero-n. Është e rëndësishme për grupin dhe dhomën e zhveshjes.”

Higuain bëri një ndeshje shumë të mirë. Mendoj se akoma nuk është në formë maksimale, por po përmirësohet. Mbas dy javësh do të shihni Higuain në maksimum.”

Related posts

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Allegri i shqetësuar për ekipin, ja shkaku kryesor

Delo.autor

MBAPPE NERVOZOHET ME TEKNIKUN E TIJ/ Trajneri e zëvendëson dhe i shpjegon arsyen (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Vuajtje dhe gëzim, Casillas ka “lamtumirë” të ndjerë për Ronaldinho

Q.Autor

Leave a Comment