Futboll Sport

ZYRTARE/ Sezonin e kaluar ishte pjesë e Tiranës, sulmuesi prezantohet në Kosovë

Dijar Nikqi është zyrtarisht lojtari i Lirisë së Prizrenit. Nikqi mbylli së fundmi aventurën te Vora, ndërsa në të kaluarin ishte pjesë e Tiranës.

Njoftimi i Lirisë:

“Sulmuesi i talentuar, i cili ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelin U21, sjell me vete energjinë, përvojën dhe një mentalitet fituesi të krijuar gjatë karrierës së tij. Ai ka luajtur për KF Vora, KF Teuta dhe është shpallur kampion me KF Tirana, duke dëshmuar aftësitë e tij në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

Tani, Dijari vishet bardh e zi dhe i bashkohet ekipit tonë, duke premtuar gola, pasion dhe momente emocionuese për tifozët. Me përkushtimin e tij dhe vendosmërinë për të dhënë më të mirën, jemi të bindur që ai do të jetë një aset i çmuar për skuadrën. Bashkë drejt sukseseve të reja!”

Related posts

ALARM TEK KLUBI “ZIKALTËR”/ Inter tronditet nga dëmtimi i mbrojtësit kroat, në rrezik transaksioni

Delo.autor

“PRES SHUMË NGA TIRANA”/ Presidenti Halili: Blerje të goditura, tani është radha e lojtarëve dhe stafit

Delo.autor

Laçi-Flamurtari/ Minuta spektakolare, Musta shënon golin e dytë për vlonjatët

Q.Autor

Leave a Comment