Futboll Shqipëri Sport

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Realdo Fili: Objektivi ynë është të arrimë në…

Realdo Fili është zgjedhur si lojtari i ndeshjes. Ai ka folur pas takimit ku tregon për formën e tij dhe se si ndihet te Luftëtari. Kujtojmë se Fili ka qenë më parë edhe pjesë e Partizanit.

Sa e keni shijuar këtë moment ndaj Partizanit?

“Kam shpresuar që do të fitonim. E kisha objektiv shënimin egolit. Më vjen mirë që shënova.”

Luanit si sulmues i parë sot…

“Në fakt, për herë të parë në këtë rol kam luajtur me Partizanin. Mundem ta bëj, nëse trajneri ma kërkon bëj çdo rol. E njoh mbrojtjen e Partizani dhe ramë dakort që ta bëja këtë pozicion dhe më vjen mirë që zbatova detyrat.”

I druheni ndeshjes së kthimit?

“Ky rezultat na shkon për shtat. Normalisht nuk do të luajmë për të mbrojtur apo mos pësuar. Do të kërkojmë të marrim maksimumin.”

Në pozitat ku jeni sot, është më e vështirë të mbijetosh apo të fitosh Kupën?

“Objektivi ynë është të arrimë sa më larg, në finale. Kjo s’do të thotë se lufta për mbijetësë do të jetë në plan të dytë. Do të jemi të përqëndruar në të dyja pozicionet.”

Gega tha se edhe ata kanë shanse…

“Për sa i përket fjalëve të Gegës dua të them se ky rezultat na rri neve më shumë përshtat. “

Ai ishte hakmmarje ndaj Partizanit?

“Kam kaluar mirë te Partizani. Nuk ishte hakmarrje.”

Të gjithë kanë pritur shpërthimin tënd, do të ndodh te Luftëtari?

“Koha më ka kaluar, pritej diçka më shumë nga unë. Shpresoj që këtu të shpreh vlerat e mia, sepse deri tani nuk e kam bërë, për shumë faktorë. Jam i lumtur këtu, shpresoj të ndihmoj ekipin.”

Related posts

Giro d’Italia/ Fitore historike e Richard Carapaz në etapën e tetë

Sadik.Autor

Ndryshime radikale te Real Madrid, ja tre yjet që Low do në skuadër

Q.Autor

MERR FUND SAGA NEYMAR/ Ylli brazilian vendos për të ardhmen tek…

Delo.autor

Leave a Comment