Futboll

PAS NDRYSHIMEVE NË GRUMBULLIM/ Panucci “thyen” rregulloren e “FIFA”-s, ja shkaku kryesor

Pas ndryshimeve që ndodhën dje në listën e Kombëtares, stafi teknik mendoi të grumbullonte mesfushorin Keidi Bare si dhe sulmuesin Rei Manaj.

Të dy këta futbollistë aktivizohen në ligën e dytë spanjolle. Mësohet se klubi i Malagës dhe ai i Albacetes, i refuzuan ftesën Shqipërisë, duke mos lejuar që futbollistët t’i bashkohen Kombëtares së Panuccit.

Në bazë të rregullores së FIFA-s, klubet duhet të njoftoheshin 14 ditë para dhe si pasojë kanë refuzuar ftesat e dërguara në minutat e fundit.

Në ligën e dytë spanjolle vazhdon kampionati edhe në periudhën e kombëtarëve.

Si Bare ashtu dhe Manaj janë të rëndësishëm në klubet e tyre, duke u aktivizuar në shumicën e ndeshjeve si titullarë.

Related posts

BASHA TITULLAR/ ARIS fiton bindshëm dhe kryeson kampionatin GREK

Isa.Autor

NGA BOLOGNA TEL NAPOLI/ Kampionët e Italisë kanë 4 javë për t’u rikthyer në lojë

Delo.autor

KUSH ËSHTË RALF RANGNICK/ Profesori që frymëzoi Klopp, Tuchel dhe Nagelsmann

Delo.autor

Leave a Comment