Futboll La Liga Sport

PAS SHERRIT ME PRESIDENTIN E KLUBIT/ Divorci i paevituaeshëm, Sergio Ramos drejt transferimit tek…

Mund të duket si një fantazi, por ashtu dukej edhe një vit më parë kur u shkruajt për herë të parë për transferimin e Cristiano Ronaldo nga Real Madrid te Juventusi. Transferim që u konkretizua shumë shpejt. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe këtë verë dhe ai që mund të bëjë të njëjtin udhëtim është kapiteni legjendar i skuadrës “merengues”, Sergio Ramos.

Mbrojtësi 32-vjeçar, pas sherrit që pati me presidentin e ekipit Florentino Perez, pas eliminimit nga Champions League, duket se po sheh mundësinë për të luajtur në një ekip tjetër sezonin e ardhshëm. Shpesh mbrojtësi ka vënë veton e tij në lidhje me merkaton dhe duket se Ramos nuk e ka pëlqyer idenë që në ekip të rikthehet si trajner portugezi Jose Mourinho.

Ardhja e Mourinho do të përshpejtonte largimin e Ramos, që ndodhet në Madrid prej vitit 2005. Marrëdhënia mes kapitenit të “los blancos” dhe trajnerit portugez nuk është e mirë, ndaj ka gjasa që divorci të jetë i paevitueshëm. Mourinho shihet si kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Real sezonin tjetër, gjë e cila nuk pëlqehet nga Ramos e disa lojtarë të tjerë.

Sipas mediave spanjolle, Sergio Ramos, 416 ndeshje e 59 gola me Real Madrid, i ka kërkuar ndihmë menaxherit Jorge Mendes t’i gjejë një ekip tjhetër. Mendes është menaxheri i CR7, që kreu transferimin e sulmuesit portugez te Juventusi një vit më parë. Duket se Ramos kërkon që menaxheri të hyjë sërish në bisedime me bardhezinjtë, për të kaluar edhe ai te kampionët e Italisë.

Related posts

LIVE/ Kupa e Amerikës: Luhet ndeshja Katar-Argjentinë, rezultati 0-1

Delo.autor

LAJM TRONDITËS NGA FRANCA/ Sulmuesi 30-vjeçar ndahet nga jeta gjatë stërvitjes, ja emri…

Delo.autor

ANALIZA/ Ja pse sulmuesi Sane sjell Champions Leaguen në Mynih

Delo.autor

Leave a Comment