Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS VENDIMIT TË “DISIPLINËS”/ Me përjashtimin e Kamzës nga kampionati, ja përfitimi i “Ujqërve të Dëborës”

Pas vendimit të Komisionit të Disiplinës, për përjashtimin nga Kategoria Superiore të skuadrës së Kamzës dhe zbritjen në Kategorinë e Dytë,  duke filluar nga sezoni 2019-2020, klubet kanë filluar të bëjnë llogaritë për sfidat e mbetura në Superiore si dhe për përballjet e Kupës së Shqipërisë.

Si pasoj e këtij vendimi, Skënderbeu kualifikohet në raundin gjysmëfinal të Kupës. Kundërshtari i korçarëve në çerekfinale ishte pikërisht Kamza, ndaj kampionët e Shqipërisë kanë përfituar duke siguruar kualifikimin pa luajtur fare.

Skuadra e Orges Shehit, do të presë fituesin e çiftit Partizani-Luftëtari, për të mësuar kundërshtarin që do të përballet në gjysmëfinale.

Related posts

PAS 3 MINUTASH LOJË/ Lautaro hesht “Camp Nou” me një gol të mrekullueshëm (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Publikohen datat dhe oraret e takimeve. Barcelona e nis me Dortmund, Liverpool përballet me… (FOTO)

Delo.autor

IMPAKTI i Kupës së Botës/ Komentatorët sportivë QAJNË në studio

Isa.Autor

Leave a Comment