Futboll Seria A Sport

MILAN-NAPOLI/ Ibra-Mertens, nga këmba e “keqe” te mangësitë ajrore, ja ku çalojnë dy sulmuesit

Zlatan Ibrahimoviç dhe Dris Mertens. Dy kam pionë, përveçse dy sulmues të cilët nëse do të luanin së bashku, do të garantonin spektakël. Dy interpretime të ndryshme të rolit të pykës e që nesër mbrëma mund të bëjnë diferencën për ekipet përkatëse në Milan – Napoli të orës 20:45.

Diferenca fizike e atletike, por pa cenuar cilësinë. Zlatani dhe Dris kanë të djathtën këmbë të preferuar, por dinë të përdorin mjaft mirë edhe të majtën. Edhe në duelet “tek për tek” janë të dy mjeshtër dhe driblimin e kanë në repertor me qasje të ndryshme.

Për sa i përket goditjes, nëse Ibra përdor forcën, Mertens është “i apasionuar” pas trajektoreve të harkuara. Edhe në goditjet standarde diferenca është e vogël siç tregon rezultati 18 me 17 në favor të sulmuesit kuqezi. 40- vjeçari udhëheq 100 me 31 për sa i përket penaltive, teksa saktësia para porte është 84%- 81% për në favor të Ibrës.

ME KËMBËN E KEQE – Numri 11 i Milanit di të bëjë edhe regjisorin ofensiv në momente nevoje, ndërsa 14-shi i Napolit është më i zoti në pasimin e fundit. Kjo, sepse për shumicën e karrierës ka luajtur si anësor ofensiv dhe pykën ka nisur ta bëjë vetëm në vitet e fundit. Dallimi më i madh është tek e majta. Nëse Ibra me këmbën “e keqe” ka shënuar 58 herë në karrierë, belgu ka ndalur në kuotën 24.

Për roveshatat, e majta është këmba e vrullit dhe mund të thuhet se suedezi di ta përdorë mirë në këto rrethana, ndërsa Mertens për të çoroditur rivalët të cilët nuk presin që të përdorë topin edhe më këmbën tjetër. E majta është pjesë e historisë pasi Zlatani e ka përdorur për golin e titullit me Interin në vitin 2008 ndërsa Dris për të shënuar në finalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës.

SUEDEZI NË AJËR, BELGU NË SHPEJTËSI

Duke parë 191 centimetrat e suedezit, është e qartë që është më i avantazhuar në lojën ajrore pavarësisht se nuk është specialist i atij sektori. Nuk mund të ketë krahasime në këtë aspekt, por sivjet asnjëri nuk ka shënuar me kokë. Ibra preferon të bëjë spondën me gjoks kur topi është në kuotë, ndërsa Mertens mundohet ta ulë për të drejtuar manovrën nga toka.

Jo më kot belgu i Napolit ka shënuar vetëm 7 herë më skajin e lartë të trupit. Sa i përket kokës, suedezi e ka përdorur më së shumti në kohët e Mançesterit kur arriti të shënonte në çdo kompeticion, por edhe nga një “ulje e keqe” i erdhi dëmtimi më i rëndë i karrierës.

Related posts

VIDEO/ Manchester City kalon në epërsi ndaj Leicester, Sterling autor i golit

Q.Autor

INJORON MILANIN DHE NDEZ DERBIN/ Mesfushori Eriksen: Askush nga ata nuk më tremb!

Delo.autor

PËRBALLJA NË FINALEN “COPPA ITALIA”/ Gjimshiti sfidon: Kjo është forca jonë të besojmë deri në fund

Delo.autor

Leave a Comment