Futboll Seria A Sport

PASI DËSHTOI ME REAL MADRIDIN/ Mourinho fluturon në Kinë për të takuar Suning, ja ku mendon të rikthehet

Pasi ka dështuar transferimi te skuadra e Real Madrid trajneri Jose Mourinho po mendon të rikthehet tek Interi, skuadra ku realizoi “tripletën” e famshme. Në Madrid, trajneri portugez ishte i padëshiruar nga lojtarët, por situatea është krejt ndryshe në Milano, ku Mourinho është një idhull si për tifozerinë zikaltër ashtu dhe për klubin.

Për këtë arsye, duke parë situatën e krijuar, një rikthim i mundshëm tek Interi është plotësisht i mundshëm për trajnerin portugez. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, trajneri do të udhëtojë në Kinë për t’u takuar personalisht me Suning, për të diskutuar për një rikthim të mundshëm tek Interi.

Gjithsesi, për Mourinho nuk ka për të qenë e lehtë, pasi konkurrenca është e madhe. Në garë për të drejtur Interin janë edhe dy trajnerë italianë, Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri. Kjo do të thotë që trajneri aktual Luciano Spalletti është me valixhet gati.

Related posts

NUK DUAN TA SHESIN TEK RIVALËT E LA LIGAS/ Real Madrid i ofron mbrojtësin Reguilon klubit të madh…

Delo.autor

ME DHJETË QEPJE NË KOKË/ Berat Gjimshiti s’dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit

F.autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Donatorët ia dolën! Rinisin kërkimet për futbolistin (FOTO)

F.autor

Leave a Comment