Futboll Ligue 1 Sport

PSG/ Unai Emery ka një lajm të rëndësishëm për të ardhmen

Unai Emery nuk do të jetë më trajneri i PSG-së. Spanjolli ua komunikoi vendimin tij futbollistëve të skuadrës ditën e sotme sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”. Presidenti i skuadrës, Nasser Al-Khelaifi, dhe drejtori sportiv Antero Henrique, patën një takim me Emery dhe në fund u vendos se do të ishte më mirë për skuadrën që të përzgjidhej një trajner i ri.

Klubi parisien bëri investime të jashtëzakonshme në verën e shkuar, duke blerë yllin brazilian Neymar për 222 milionë euro, si edhe francezin Kylian Mbappe të huazuar, e prapë dështoi që të arrinte objektivin e vendosur, fitimin Ligës së kampioneve. Parisienët u eliminuan në çerekfinale nga Real Madridi

Related posts

Pas Juves, edhe Milani shfaq interesim për talentin Lincoln

Q.Autor

MILIK ME PROBLEME FIZIKE? Roma reagon ashpër mbi aludimet për kontrollet mjekësore

Delo.autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi Pepe rinovon me Porton deri në moshën…

Delo.autor

Leave a Comment