Champions League Futboll

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Allegri i shqetësuar për ekipin, ja shkaku kryesor

Seria A dhe kupat europiane bëjnë pushim, deri në fund të marsit. Pas shortit të çerekfinaleve të Champions League dhe pjesën më të madhe të kampionatit italian (kanë mbetur edhe 10 javë), Juventusi, Napoli dhe të tjerat bëjnë pushim, për t’u përgatitur për sprintin final. Për bardhezinjtë, të eliminuar në Kupën e Italisë, titulli është pranë dhe mundësia për të shkuar deri në finalen e Champions.

Allegri shpreson t’i besojë Cristiano Ronaldos për ndeshjen e dyfishtë ndaj Ajax, pasi vendimi i UEFA-s ditën e enjte mund të jetë deçiziv. Në rast pezullimi një ndeshje, gjërat nuk do të shkonin edhe aq mirë. Ai festim në “Stadium” mund të ketë qenë edhe boomerang për portugezin.

Nëse prania e Ronaldos do të vendoset nga UEFA, trajneri i Juventusit sheh edhe nga pushimi për shkak kombëtaresh, duke konsideruar se gjenerohen shpesh dëmtime dhe probleme.

Për të parën herë në sezon, i gjithë formacioni titullar i Juventusit është grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ose për sfidat e Amerikës Jugore.

Szczesny do të jetë i impenjuar me Poloninë, Cancelo dhe Cristiano Ronaldo me Portugalinë, Alex Sandro me Brazilin, Bernardeschi, Bonuçi dhe Chiellini te  Italia, Pjanic me Bosnie Hercegovinën, Bentancur me Uruguay, Dybala me Argjentinën. Matuidi, në fund, me Francën.

Gjithashtu, janë larguar edhe Spinazzola, Perin, Kean dhe Caseres: në Kontinasa mbeten vetëm Rugani, Pinsoglio, Emra Can dhe Mandzukic.

Sigurisht, jo të grumbulluar për shkak dëmtimesh Khedira, Barzagli, Cuadrado, Douglas Costa dhe De Sicglio.

Related posts

Në listë edhe Vidal me Bernat, Bayern Munich i plotë drejt Spanjës

Sadik.Autor

DERBI I LONDRËS/ “Topçinjtë” mposhtin Chelsean dhe ngushton diferencën në renditje

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Çfarë klasi, Luis Suarez barazon me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment