Futboll La Liga Sport

PEREZ BËN NDRYSHIME RRËNJËSORE / 6 blerje për 4 pozicione dhe 4 lojtarë sigurojnë qëndrimin, ja emrat e bujshëm

Ky sezon mund të quhet i dështuar për Real Madridin sepse me të gjitha gjasat do të përfundojë pa asnjë trofe për ta. Për këtë Florentino Perez po përgatitet të bëjë disa ndryshime rrënjësore në skuadër.

“Marca” ka bërë me dije se në verë janë projektuar të bëhen gjashtë blerje për katër pozicione në fushë. Pasi ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Eder Militao nga Porto, do të blihet edhe një tjerr mbrojtës qendre dhe një mbrojtës i majtë. Ndërkohë në mesfushë do kërkohen dy afrime të reja si dhe një sulmues të vërtetë që siguron gola.

Afrimet ende nuk janë me emra konkretë por pistat më të nxehta dihet cilat janë: Nga Neymar, te Mbappe e Hazard.

Ndërkaq do të ketë edhe lojtarë që do të largohen, deri tani janë katër lojtarë që kanë marrë “Ok” për të vijuar edhe në sezonin tjetër: Asensio, Odriozola, Kroos dhe Varane do të mbeten në Madrid pavarësisht zërave në media.

Gareth Bale dhe Isco janë dy emrat më të nxehtë që do të nxirren në merkato dhe ata të dy janë kandidatët më të fortë për t’u larguar.

Related posts

​YLLI I ARSENALIT FRIKËSOHET NGA “DJAJTË E KUQ”/ Lucas Torreira: Kjo do të jetë një ndeshje…

Isa.Autor

“BËM BABA TË TË NGJAJË”/ Djali i Schumacher shumë pranë titullit kampion

Isa.Autor

DRAMATIKE/ Nga rrëzimi i aeroplanit te bombarimet serbe, si i shpëtoi 2 herë vdekjes futbollisti shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment