Futboll Seria A Sport

PËRFUNDON TELENOVELA “ICARDI”/ Ja kur kthehet ylli i Interit të stërvitet normalisht me ekipin

Telenovela e Mauro Icardi me gjurin e tij të sëmurë do të përfundojë nesër. Sulmuesi do të kthehet të stërvitet normalisht me lojtarët e tjerë sepse sot ka përfunduar kurimi i tij për gjurin e djathtë, që argjentinasi ankohej se kishte një inflamacion.

Ka qenë “Sportmediaset” që ka bërë me dije se argjentinasi do jetë nesër në stërvitje me skuadrën, duke qenë se sot është dita e fundit e pushimit që pati dhënë trajneri Spalletti pas fitores në derbi.

Icardi do të vijojë të stërvitet fort këto ditë, duke shfrytëzuar pushimin që kanë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Ish-kapiteni do synojë të kthehet në formën më të mirë fizike përgjatë këtyre 10 ditëve pushim të kampionatit me qëllim që të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Lazio, më 31 mars.

Kujtojmë që Icardi mungon tek Inter që prej 13 shkurtit, një periudhë krize e mëvonshme që çoi në heqjen e shiritit të kapitenit dhe polemikave të mëdha mes drejtuesve dhe lojtarit.

Related posts

E PAPRITUR/ Të dielën shpallet kampioni, Boca JUNIORS çon në CAS River PLATE-in

Isa.Autor

Befason Alice/ Shfaqet në top formë pak ditë pas lindjes së binjakëve (FOTO)

Isa.Autor

THUMBA ISH EKIPIT/ Ronaldo provokon KEQ Real Madridin pas humbjes ndaj CSKA-së

Isa.Autor

Leave a Comment