Futboll Sport

PËRJASHTIMI NGA GJERMANIA/ Mats Hummels reagon: Mua më ka bërë përshtypje mënyra sesi…

Trajneri i përfaqësueses gjermane Joachim Low ka shkaktuar një tërmet me përjashtimin e tre shtyllave të Bayern Munich Jerome Boateng, Thomas Muller dhe Mats Hummels.

Dy të parët janë prononcuar për përjashtimin e papritur, tani ka ardhur edhe reagimi i të tretit.

“Edhe unë do të doja të prononcohesha për vendimin e trajnerit të përfaqësueses gjermane,” shprehet qendërmbrojtësi në Twitter.

“Pavarësisht nga vendimi në aspektin sportiv, që për mua është i vështirë për t’u kuptuar, por që prapëseprapë e respektoj, mua më ka bërë përshtypje mënyra sesi është bërë.”

“Personalisht, gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me drejtuesit e Federatës Gjermane.”

“Thomas, Jerome dhe unë kemi dhënë gjithçka për kombëtaren gjatë viteve të fundit dhe për ato që kemi arritur, nuk mendoj se ishte e drejtë mënyra sesi na kanë trajtuar.”

“Unë mund të them kaq: kanë qenë vite të mrekullueshme, 70 paraqitje, që për mua kanë qenë një ëndërr kur kam qenë fëmijë.”

Related posts

JUVENTUS-NAPOLI/ Pas një asist nga Politano, Mertens ndëshkon “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

IU OFRUA ROLI I DREJTORIT TË RI TEKNIK/ Ja kushtet që Maldini vendos për të qëndruar tek Milan

Delo.autor

TRONDITET MERKATO/ RONALDO bën kërkesën e parë, por vlen 120 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment