Futboll Sport

MERRET VENDIMI/ Tronditet klubi i madh europian, UEFA përjashton për një vit futbollistin e njohur

Ajaksi dhe futbolli europian është tronditur sot nga vendimi i ashpër i UEFA-s. Portieri kamerunas i kampionëve në fuqi të Holandës, Andre Onana është përjashtuar për një vit nga të gjitha aktivitetet futbollistit pasi rezultoi pozitiv në testin anti-doping.

Pas kryerjes së analizave të urinës së 24-vjeçarit, u vërteta se ai kishte përdorur substancën e ndaluar “Lasimak”, e cila konsumohej dhe nga bashkëshortja e Onanas. Përjashtimi i futbollistit hyn në fuqi nga dita e sotme.

Në një komunikatë zyrtare, Ajaksi zbuloi se si Onana kishte përdorur gabimisht substancën e ndaluar.

“Mëngjesin e 30 tetorit, Onana nuk ndihej mirë. Ai do të merrte një pilulë për të lehtësuar sikletin. Në mënyrë të paditur, ai mori ‘Lasimak’, ilaç që ishte për t’u përdorur nga gruaja e tij. Marrja e ilaçit të gabuar i kushtoi Onanës përjashtimin nga UEFA”, shkruhet në njoftimin e klubit holandez.

Nga ana tjetër, Ajaksi bëri me dije se do ta apelojë dënimin e lojtarit të tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS).

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E PIOL/ Transferimi në Rusi dështon, futbollisti rikthehet tek Milan. Ja emri…

Delo.autor

U NGJITËN NË LIGËN B/ Lojtarë të Kombëtares zgjidhen në formacionin më të mirë të grupit në Nations League

Delo.autor

PËRFITONTE NGA NGJASHMËRIA ME PIRLON/ 48-vjeçari mashtronte pronarët e dyqaneve

Delo.autor

Leave a Comment