Futboll Ligue 1 Sport

PËSOI ELEMINIMIN NË CHAMPIONS/ Tiago Silva drejt rikthimit në Itali, ja ekipi që e kërkon

Tiago Silva ish-mbrojtësi i Milanit dhe lojtar aktuali i PSG-së është drejt “plakjes” së tij sportive. Por, kjo gjë nuk e intereson Napolin, e cila ka nisur të interesohet për brazilianin.

Sipas zërave që vijnë nga Franca, Tiago Silva kërkohet nga Napoli, e cila sheh tek ai dhe dy ose tre vite të tjera në nivele të larta. Braziliani ka një kontratë deri në vitin 2020 me PSG-në, por kjo nuk është pengesë e madhe për ekipin italian.

Në stolin e tyre është i ulur Ançeloti, i cili pëlqehet shumë nga lojtarët të cilët shtyhen për të punuar me të.

Deri në këto momente nuk eshte berë fjalë për një shifër të caktuar, por që nuk pritet të jetë e madhe duke marrë parasysh moshën 34-vjeçare të lojtarit.

Related posts

Eder Banega shënon ndaj Italisë

Sadik.Autor

JUVENTUS-MILAN/ Sarri luan për kreun, “Kuqezinjtë” të rindezin entuziazmin

Delo.autor

TRE ORË LEKSIONE PËR GABIMET NË START/ VAR-i, UEFA dhe gjyqtari polak korrigjon arbitrat shqiptarë

Delo.autor

Leave a Comment