Futboll Premier League Sport

“PROVO TË MË KAPËSH”/ Mësyjnë shtëpinë e trajnerit të Premier, hajduti sfidon me… (FOTO)

Sa shumë hajdutë janë bërë të famshëm falë televizioneve, por që të gjithë ata kanë qenë të maskuar për të mos u njohur. Në fakt, përgjithësisht ai që po bën një veprim ilegal, synon të mbrojtë identitetin e tij për të mos u zbuluar dhe rrjedhimisht për t’i shpëtuar dënimit.

Krejt ndryshe, nga Mbretëria e Bashkuar, ka mbërritur lajmi mbi një lloj të veçantë hajdutësh. Hajdutët… e rrjeteve sociale. “The Sun” ka zbuluar ekskluzivisht foton dhe pamje filmike, që nëse për sytë e Brendan Rodgers mund të duken të padobishme, në sytë e pjesës tjetër të botës, mund të rezultojnë mëse të mjaftueshme për të zbuluar kriminelin që fshihet pas.

Pikërisht, sepse shtëpia në Glasgow e ish-trajnerit të Celtic, Brendan Rodgers, i mbërritur prej pak kohësh në pankinën e Leicester City, është piketuar nga disa hajdutë dhe familja e trajnerit u detyrua të mbyllej brenda.

Deri tani asgjë për të qeshur, nëse nuk do të ishte për faktin që njëri prej grabitësve, që mbante veshur në kapuc malor, bëri një selfie ku shfaqet gjysma e fytyrës së tij, që ndonëse jesërisht i mbuluar, sipas autoriteteve, po vijon puna për identifikimin e hajdutit.

Ka dyshime që ky veprimi i bandës të jetë një gjest hakmarrje ndaj trajnerit, për vendimin e marrë për largimin nga Celtic dhe Skocia, për tu transferuar te Leicester në Premier League.

Në sfondin e fotografisë së bërë nga hajduti, është shumë e dukshme një derë xhami dhe në murin pak metra më pas qëndron varur një foto e martesës së trajnerit të “Dhelprave” me bashkëshorten Charlotte.

E gjithë kjo mund të duket si një veprim amatoresk nga ana e hajdutit, që mund të identifikohet nga njëri moment në tjetrin, pikërisht falë këtij veprimi. Nga ana tjetër mund të jetë edhe një sfidë që grupi i grabitësve i lëshon trajnerit, por edhe policisë, e tipit kinematografik: “Provo të më kapësh”!

Related posts

Barcelona, Coutinho: Iniesta është një gjeni

Q.Autor

ZBULOHET OFERTA ARABE PËR INTER/ Steven Zhang kërkon 1.3 miliardë për shitjen e klubit zikaltër

F.autor

E veshur vetëm me TANGA/ Lojtarja SEKSI e Spartakut të Moskës ka problem me…

Isa.Autor

Leave a Comment