Futboll Seria A Sport

De Boer: ICARDI? SUPERSULMUES, shënon nga të gjitha anët. Por, si KAPITEN…

Nesër mbrëma, Inter do të përballet me PSV, në ndeshjen e dytë të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve. Mauro Icardi do ta rifitojë vendin e tij në qendër të sulmit zikaltër. Ish-trajneri holandez i Interit, Frank de Boer, duke folur në prag të këtij ballafaqimi, përqendrua te kapiteni i Interit:

“Më pëlqente shumë si sulmues, klasi i tij ishte i dukshëm menjëherë, që në seancat e para të trajnimit. Ai shënon nga çdo kënd, ka një përshpejtim të mirë, grumbullon një numër të madh golash. Do ta shohim produktin e Icardit në ndeshjen kundër PSV. Ai ka shënuar 109 gola në 187 ndeshje, mesatarisht më shumë se një gol në dy ndeshje”.

Duke e parë në një këndvështrim tjetër sulmuesin argjentinas, atë të kapitenit, Frank de Boer shtoi: “Icardi ka qenë golashënues i nivelit të lartë i Seria A, dy herë në dy vitet e fundit, çka do të thotë shumë. Unë jam shumë kurioz ta shoh se çfarë lojtari do të paraqitet nesër, kundër PSV.

Icardi si kaptiten? E kam gjetur në atë rol, që e kishte marrë nga trajneri Mancini, por nuk mendoj se ishte kapiteni më i mirë i mundshëm. Ka gjëra tek ai, që nuk i përkasin një kapiteni, të tilla si polemika me tifozët e tij. Për të sqaruar: unë kurrë nuk kam pasur ndonjë gjë për t’u ankuar ndaj Icardit, ai gjithmonë ka bërë më të mirën e tij”.

Related posts

“ATMOSFERA E NUK ËSHTË E MIRË”/ Flet kapiteni Hysaj: Tifozët prisnin të fitonim kundër Francës…

Delo.autor

Pep Guardiola: Raiola më ofroi Pogba në janar

Sadik.Autor

VAR-i VENDIMTAR/ Momenti kur Sociedad i shënon golin e dytë Realit (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment