Futboll Sport

PROVON AVENTURË TË RE/ Jose Mourinho trajneri i ardhshëm tek…

Jose Mourinho mund të jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Mynih, lajm që konfirmohet si nga mediat franceze ashtu dhe ato portugeze. Pasi u shkarkua në dhjetor nga detyra e trajnerit të Manchester United dhe dështoi të marrë drejtimin e Real Madrid, portugezi mund të provojë një aventurë të re, këtë herë në Gjermani.

Ky sezon nuk ka qenë shumë i mirë për Bayern Mynih, që kryeson renditjen bashkë me Borussia Dortmund dhe dy javë më parë u eliminua nga Champions League. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit bavarez po mendojnë shkarkimin e trajnerit kroat Niko Kovac dhe synojnë t’ia besojnë këtë detyrë një trajneri me përvojë si Mourinho.

Sipas “Footmerca”, skuadra bavareze ka kohë që po e ndjek trajnerin dhe tani ka shansin ta afrojë në ekip, duke i dhënë kompetenca të plota. Duket se edhe vetë Mourinho është dakord me projektin e ri që ka skuadra e Bayern dhe Bundesliga mund të jetë vendi i duhur për të nisur një aventurë të re dhe të suksesesshme. Bayern ende nuk e ka konfirmuar trajnerin Kovac për sezonin tjetër, ndërkohë që PSG po rinovon me Tuchel.

Related posts

Ndërhyrje horror ndaj Mertens, Gjimshiti masakrohet nga ofendimet: Nuk ke lidhje me futbollin!

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Granit Xhaka “e tepron”, shikoni çfarë i bën vajzës së vogël dhe reagimin e saj (VIDEO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare, Tunizi – Spanjë

Sadik.Autor

Leave a Comment