Futboll La Liga Sport

ZBULON TË VËRTETËN PËR YLLIN E REALIT/ Alvaro Odriozola: Është shumë i saktë para portës, ka punuar…

Gareth Bale flet pak? Alvaro Odriozola ka zbuluar arsyen. Te “Los Blancos” vazhdohet të flitet për vështirësitë e uellsianit me gjuhën spanjolle.

Ylli i madrilenëve është kritikuar shumë në javët e kaluara dhe një nga kritikët ka qenë ish-trajneri i tij tek Uellsi, John Toschak: “Kur shkon në një vend tjetër duhet të përpiqesh të mësosh të flasësh gjuhën në shenjë respekti. Mendoj se Bale duhet të mësojë spanjishten”.

Gjithsesi, Bale duket se ka gjetur një mik mes gjithë këtyre kritikëve. Bëhet fjalë për Alvaro Odriozola, të cilin Real-i e bleu verën e kaluar nga Real Sociedad për 30 milionë euro. 23-vjeçari nuk ka luajtur shumë deri tani, por orët e kaluara në stërvitje me uellsianin i kanë mjaftuar për të krijuar një miqësi me të.

“Gareth ka bërë një ndeshje të madhe kundër Celta-s”, ka thënë Odriozola. “Ka punuar shumë dhe është i motivuar. Është një tifoz i Real Madrid dhe ka dhënë gjithçka për klubin. Është një lojtar i madh, nuk është e nevojshme që ta them. Është i shpejtë, i fuqishëm dhe shumë i saktë para portës… Më pëlqen”.

Odriozola ka folur edhe për marrëdhënien që uellsiani ka me gjuhët: “E njeh shumë mirë spanjishten, por është shumë i turpshëm për ta përdorur. Më duket një gjë normale. Unë flas me Bale në spanjisht dhe anglisht pa asnjë problem. Përkushtimi i tij ndaj klubit është total”.

Me këto fjalë, spanjolli ka përgënjeshtruar Marcelo-n dhe Courtois, të cilët kanë bërë të ditur se e kishin të vështirë të komunikonin me uellsianin për shkak të problemeve që ia kishte me gjuhën. Çfarë do të ndodhë pas së vërtetës së Odriozola-s?

Related posts

Derbi i Londrës/ Chelsea synon fitoren e 6-të rresht, West Ham gati t’i prishë punë!

Isa.Autor

REKORD I RI PËR CR7/ Që kur “Përbindëshi” Ronaldo është transferuar tek Juventus ka arritur…

Delo.autor

U INFEKTUAN DY ANËTARË TË KLUBIT/ Barcelona merr përgjigjet e testeve të COVID-19, ja rezultatet e tamponëve…

Delo.autor

Leave a Comment