Futboll Seria A Sport

“PUSHTOI” BOTËN ME TRIPLETË NË 2010/ Legjenda e Interit: Mancini më ndryshoi jetën, Mou na bëri…

Një karrierë e “pikturuar” nga sukseset, me kulmin më të lartë në Itali. Julio Cesar është një nga legjendat e Interit, të asaj skuadre që befasoi gjithë botën në vitin 2010 me pushtimin e “tripletës”, e para dhe e vetmja për një klub italian.

Ish-portieri brazilian, i cili u tërhoq pas eksperiencës së fundit te Flamengo, aty ku e filloi karrierën, dha një intervistë për mikrofonët e DAZN, duke kujtuar anekdota interesante.

Mendimi i tij i parë shkon te tragjedia, që në shkurt mori jetën e disa djemve të rinj nga ekipet zinxhir të Flamengos, pas një zjarri që shpërtheu në qendrën sportive. Julio Cesar ka lot dhe emocion në këtë pikë: E di që njëri prej tyre ishte portier dhe se ëndrra e tij ishte të takohej me mua. Shpresoj që një ditë, kur edhe unë të shkoj në botën tjetër, mund të takohemi dhe të luajmë së bashku“.

Roberto Mancini është trajneri, që pati guximin ta aktivizonte atë si titullar të padiskutueshëm në vend të Francesco Toldo, në vitin 2006: Është trajneri që ka ndryshuar jetën time, ai që më dha shumë besim”. 

Arritja më e bukur mbetet fitorja e Ligës së Kampionëve me José Mourinho si trajner: Materazzi ka krijuar një grup në WhatsApp me të gjithë ne, lojtarët e “tripletës”, dhe njëri nga më aktivët është Mourinho. Ai bën gjithmonë shaka. Mourinho dinte si t’i motivonte lojtarët e tij”. 

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Veterani Buffon rikthehet të luajë Serie B pas 14 vitesh, kontratë 2-vjeçare

Delo.autor

Atletico Madrid gati t’i japë 400,000 € në javë Griezmann për ta mbajtur larg Barça-s

Sadik.Autor

Gëzimi i mbrojtësit Fagner dhe familjes së tij kur mësuan ftesën për në Botëror (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment