Futboll La Liga Sport

REAL MADRIDI NË KOLAPS/ Zidane i thotë “jo” “Los Blancos”, tentohet rikthimi i një tjetër trajneri

Ish-presidenti i Real Madrid, Ramón Calderón, foli për mikrofonin e BBC në lidhje me të ardhmen e stolit të të bardhëve. Ai përsëriti të njëjtin informacion, që e kishte dhënë edhe për “La Sexta”, që Florentino Perez ka tentuar të rikthente trajnerin francez, Zinedine Zidane, për të zëvendësuar menjëherë Santiago Hernan Solari, nisur nga rezultatet e këqija: “Unë e di se presidenti e ka telefonuar Zidane, duke i kërkuar që të kthehet. Tani për tani, Zidane i ka thënë jo“.

Megjithatë, ish-trajneri, që fitoi tre Champions radhazi me Real Madridin, tani pa ekip, ka refuzuar të bashkohet me klubin e bardhë menjëherë, por nuk e mbyll derën përfundimisht. Ndoshta në verë mund të bindet për ta marrë përsipër drejtimin e ekipit, nga i cili u largua një vit më parë. Ai e ka lënë derën hapur për mundësinë e kthimit në qershor“, – shtoi Calderon.

Ndërkohë, nuk dihet me siguri nëse trajneri argjentinas, Solari, do ta udhëheqë Real Madridin në sfidën e afërme, kundër Valladolidit. Së fundi, ish-presidenti tha se, pavarësisht telefonatës me francezin, “zgjedhja e parë e Perez ka qenë gjithmonë José Mourinho”. Me menaxherin e këtij të fundit kanë nisur bisedimet për një “martesë” të dytë në kryeqytetin spanjoll.

Related posts

TEUTA NIS PUSHIMET/ Priten lëvizje tek durrsakët para sezonit të ri

Delo.autor

ANGLI-IRLANDË/ Nuk ndalon së shënuari, sulmuesi Calvert-Lewin është njeriu i momentit (VIDEO)

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Del Bosque: Zgjedh “Jashtëtokësorin” para Maradonas

Delo.autor

Leave a Comment