Futboll Sport

U PËRFSHI NË NJË INCIDENT/ Courtois përfundon në polici, pasi sulmoi makinën e…

Thibaut Courtois, sipas “El Partidazo”, u përfshi në një incident të tensionuar me një paparac në “Boadilla del Monte”. Portieri i Real Madridit ka hedhur një objekt të fortë kundër makinës së fotografit, që po e ndiqte atë. Futbollisti belg, sipas emisionit televiziv të lartpërmendur, u “arratis” pas hedhjes së objektit dhe paparacët e ndoqën për të regjistruar situatën.

Megjithëse shkoi në polici, më në fund belgu vendosi të mos e raportonte atë që ndodhi në formë denoncimi. Portieri i ekipit të bardhë nuk është protagonist vetëm në median sportive, por edhe në shtypin rozë, që nga nisja e një marrëdhënie romantike me modelen Alba Carrillo, ish-partnere e Feliciano López dhe Fonsi Nieto.

Related posts

TIFOZËT E CHELSEA-T ËNDËRROJNË/ Lampard e thotë hapur: Të ruajmë përqendrimin tek sezoni, që….

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Goditje e papritur nga klubi i Serisë A, vjen përforcimi nga Bayern

Delo.autor

MOTO GP/ Mbyllet me dominimin e Mark Markez në Franë, vetëm vendi i pestë për Rosin

Delo.autor

Leave a Comment