Boks

REVANSHI ME DEONTAY WILDER/ Fury tallet: Ja kur do të përballemi sërish në ring

Revanshi i shumëpërfolur i peshës së rëndë në boks mes boksierit amerikan Deontay Wilder dhe atij britanik Tyson Fury është shtyrë pa afat. Sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar më 2 dhjetor në Los Anxhelos doli barazim dhe palët ranë fillimisht dakord që brenda majit të zhvillojnë edhe një sfidë të dytë. Madje WBC-ja dha ultimatum që palët të gjejnë dakordësinë, por tashmë rrjedha ka marrë një tjetër drejtim.

Fury, 27 fitore e 1 barazim, ka të tjera plane. Ai do të vijojë të duelojë në Amerikë, por ndaj boksierëve të tjerë, duke lënë duarbosh Wilder, që do ta mbrojë titullin e kategorisë WBC ndaj një rivali tjetër (mendohet Breazeale, më 18 maj).

Duke folur për revanshin, Fury tha: “Fillimisht bëhu i njohur në Amerikë dhe më pas hajde sërish të përballesh me mua. Vetëm atëherë do të të jap një shans të dytë. Unë të kam mundur një herë, bota e di këtë gjë, madje edhe ti e di që të kam mundur. Për ty do të ketë qenë e vështirë që një boksier britanik erdhi deri në Amerikë për të të mundur”.

“Një herë u tallët me mua, duke më mohuar fitoren, nuk do të ketë një herë të dytë. Pse të jem rob i gjyqtarëve të tu. Unë të ofrova një marrëveshje më të mirë, për t’u bërë më i famshëm, por ti refuzove, pasi je një humbës”, tha Fury.

Related posts

“BISHA” SURPRIZOI BOTËN ME DEKLARATËN/ Dana White kërcënon: Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë, këtë gjë…

Delo.autor

KA NJË MESAZH EMOCIONUES/ Fury: Kërkoni ndihmë dhe le ta bëjmë bashkë si një ekip, e bëra…

Isa.Autor

“KAM QENË DY HERË KAMPION BOTE”/ Klitschko nuk dorëzohet: Rikthehem në ring për këtë objektiv…

Delo.autor

Leave a Comment