Futboll Seria A Sport

RIVALITETI PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Spalletti humb shtyllën e ekipit ndaj Lazios, ja shkaku

Inter do të përballet këtë të diel me Lazion për kampionat dhe ndeshja merr përmasa shumë të rëndësishme sepse do të përcaktohet rivaliteti mes tyre për një vend në zonën Champions.

Për këtë ndeshje trajneri Luciano Spalletti po përpiqet të rikuperojë Nainggolan dhe Icardi, që vijnë nga dëmtimet. Teksa sot në klub ka mbërritur lajmi se Stefan de Vrij ka pësuar një dëmtim në muskulin që lidh kofshën me legenin.

Mbrojtësi holandez nuk do të mund të luajë ndeshjen ndaj Lazio dhe gjendja e tij do të vlerësohet javën e ardhshme sipas klubit zikaltër.

Related posts

JAVA E FUNDIT NË SERIE A/ Milan jashtë Championsit. Interi dhe Atalanta festojnë mes drithërimash

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Humbja 3-0 me Molden, Laçi nuk ka më çfarë të humbasë

Isa.Autor

Tekniku i Iranit vlerëson Ronaldon/ Është pjesë e formulës magjike të Portugalisë

Isa.Autor

Leave a Comment