Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Drejtuesi Boban kundër Maldinit, trajenri Giampaolo mund të…

Pas Milan-Fiorentina 1-3 dhe protestës së tifozerisë së organizuar kuqezi, Curva Sud, situata ka qenë tejet e tensionuar në dhomat e zhveshjes, mes të bërtiturave dhe sidomos zhgënjimit të drejtuesve të Milanit, Boban, Maldini dhe Massara.

Madje, mbledhja e tyre ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, teksa i fundit që ka lënë stadiumin ka qenë Boban, ndërsa i pari Ivan Gazidis. Sipas “calciomercato.com”, në stadium ka qenë edhe një njeri i besuar i pronarëve Elliott, për të monitoruar situatën.

Boban dhe Maldini, miq të ngushtë dhe bashkëpunëtorë te organigrama e klubit, janë konfrontuar me ide të ndryshme. Kroati ka kërkuar shkarkimin e trajnerit, fajtori që skuadra nuk ka as ide dhe as lojë, diçka që e tha hapur edhe dy javë më parë.

Në anën tjetër, Maldini ka thënë se është zgjedhje e bërë nga ai dhe se do ta mbrojë, ndryshe projekti tekniko-taktik merr fund dhe rikthehet gjithçka nga fillimi. Palët kanë dalë nga stadiumi rreth orës 01:00 të mëngjesit, ndërsa Giampaolo është konfirmuar përkohësisht. Sakaq, sot krerët do të mblidhen sërish dhe pritet që të merret vendim. E ardhmja e trajnerit në një fije! Në pole position, Rudi Garcia.

Related posts

VAZHDON TELENOVELA “ICARDI-WANDA”/ Sulmuesi i PSG-së nxjerr detaje nga skandali me Maxi Lopez

Delo.autor

Ylli i Belgjikës pritet të jetë trashëgimtari i Cr. 7 te Real Madrid (FOTO)

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Deschamps kundër yllit të Barcelonës: “I njoh mirë justifikimet e tij…!”

Isa.Autor

Leave a Comment