Champions League Futboll Sport

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Mesfushori Arthur: Duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për…

Arthur, mesfushori i Barcelona-s, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ve në Champions League kundër Lyon-it.

“Jemi të përqendruar, e dimë mirë sa e vështirë është kjo sfidë dhe rrezikun që na pret. Do të duhet të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë braziliani.

“Skuadra do të fitojë Champions-in, është një kompeticion i veçantë. Duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të arritur deri në fund, do të jetë një ndeshje spektakolare”.

“Neymar te Real-i? Unë i uroj më të mirën atij, sepse e kam shok, është një vendim që duhet ta marrë me familjen e tij. Unë ndihem mirë këtu, ndiej një përgjegjësi të madhe mbi vete dhe duhet të bëj atë që pritet nga unë”.

“Barcelona ka stilin e saj, luajmë gjithmonë për të fituar, pavarësisht nga kundërshtari. Është një privilegj për mua të luaj me këta futbollistë të mëdhenj, si Vidal. Jam i ri dhe kam shumë për të mësuar. Këtu ka një rivalitet të madhe, por jemi të gjithë miq”, ka përfunduar Arthur.

Related posts

Andy Murray rikthehet pas një viti, luan në turneun e “Mbretëreshës”

Sadik.Autor

U DHUNUA disa muaj më parë, arbitri kthehet të gjykojë derbin E NXEHTË

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ultimatume për Tiranën dhe Bylisin, ja vendimet që merr Disiplina…

Delo.autor

Leave a Comment