Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

SPEKTAKËL NË DURRËS/ Të besuarit e Shkëmbit barazojnë Kukësin në frymën e fundit

Teuta dhe Kukësi janë ndarë në një barazim 2-2, në sfidën e parë të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, të zhvilluar në qytetin e Durrësit.

Një ndeshje me dy fytyra kjo për ekipin e Cungut, që pas një pjese të parë të barabartë, shënoi me Rexhinaldon, në sekondat e fundit të 45 minutave të para, pas një aksioni fantastik me Rrocën.

Me nisjen e të dytës, Rexhinaldo nuk ia doli dot pas një dëmtimi në pjesën e parë, dhe i la vendin Shkurtajt. Edhe ky i fundit, pas një shërbimi të shkëlqyer nga Rroca, shënoi i vetëm me Hidin.

Me dy gola diferencë, Shkëmbi nuk u dorëzua, dhe bëri zëvendësimet për t’u hedhur para në sulm, ndërkohë që Cungu e çoi ekipin me 5 mbrojtës. Në frymën e fundit, pasi rriti dozën e sulmit, Teuta barazoi me Bushiç dhe Hakajn.

Ndeshje spektakolare kjo në Durrës, dhe tashmë ekipi që kalon në gjysmëfinale, do të vendoset në takimin e kthimit.

Related posts

Alberto Moreno: “Salah ka frikë, ja çfarë bën në stërvitje”

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ylli i MILANIT ishte misioni i zbuluesve të Chelseas në derbi, kuqezinjtë në ANKTH

Isa.Autor

NDIZEN POLIMIKAT PAS KUALIFIKIMIT NË CHAMPIONS/ Papu Gomez akuzohet se ka goditur me grusht trajnerin Gasperini

Delo.autor

Leave a Comment