Futboll Sport

SFIDA KUALIFIKUESE TË “EURO 2020″/ Mbrojtësi Ismajli: Besoj se skuadrara i ka të gjitha kualitetet për…

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për sfidën e ditës së premte ndaj Turqisë. 22-vjeçari u shfaq optimist dhe beson se skuadra i ka të gjitha kualitetet për ta fituar këtë përballje.

“Gjatë gjithë karrierës time kam pasur shumë vuajtje. Janë bërë shumë padrejtësi ndaj meje. I jam lutur Zotit të vijë kjo ditë. Jam i lumtur që jam këtu. Besoj që do e shpërblej besimin në të ardhmen. Kemi shumë shanse të kualifikohemi. Franca është ekip i mirë. Kemi mundësi të mëdha të dalim të dytët.

Formacioni? Deri në ditën e ndeshjes nuk dimë asgjë. Ekipet janë të përziera, nuk e di askush kush do luajë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm.

Kemi edhe 2 ditë kohë të stërvitemi. Kush do luajë të tregojë më të mirën. Unë besoj se Turqia nuk është gjë në mbrojte. Mesfushën dhe sulmin e kanë të mirë, por s’duhet të kemi frikë. Besoj se do fitojmë.

Nuk është Turqia siç ka qenë më parë. Besoj se do ja dalim. Unë kam 2 ndeshje që jam këtu. Kam luajtur me Mavrajn dhe Gjimshitin, për mua janë të gjithë njësoj. Nuk ka asnjë dallim.

Trajneri e ka parë të arsyeshme të marrë më shumë mbrojtësa, ndoshta do bëjmë lojë më mbrojtëse. Për sa i përket Andorrës jemi favoritë, ndërkohë me Turqinë do shikojmë si do shkojë ndeshja”, u shpreh Ismajli.

Related posts

Ish-ylli i Liverpool-it akuza Ronaldo-s: Ti qëndron më shumë në b…

Sadik.Autor

LUHEN DY PËRBALLJE PËR MILIONA EURO/ Inter dhe Milan, gjithçka ose asgjë në 90 minutat e fundit

Delo.autor

SULMUESI I BARCELONËS I HAP SFIDË REALIT/ Braithwaite: Jam 100% i sigurt që e fitojmë La Ligën!

Delo.autor

Leave a Comment