Champions League Futboll Sport

SFIDA NË CHAMPIONS/ Frenkie de Jong thumbon: Do ta bëjmë të pendohet për…

Ylli i Ajax, Frenkie de Jong, ka thënë që, nëse ekipi i tij e fiton ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, ndoshta Sergio Ramos do të pendohet pse mori me dashje karton të verdhë në Amsterdam.

Qendërmbrojtësi i “Los Blancos” u ndëshkua me vetëdije në minutën e 88-të të ndeshjes së parë me gjiagntët holandezë, në fitoren 2-1, çka e pranoi më vonë. Kapiteni tha se donte t’i zeronte kartonët e verdhë, me qëllim që të shkonte në çerekfinale të Champions-it pa asnjë të tillë të akumuluar.

Megjithatë, Komisioni Disiplinor i UEFA-s e pezulloi Sergio Ramos me dy ndeshje. De Jong, duke folur për gazetën holandeze “AD”, mohoi se veprimi i mbrojtësit spanjoll ishte një provokim për Ajax. Përkundrazi, mungesën e kapitenit të Real Madridit e shikon si mundësi për ta përmbysur disavantazhin dhe kualifikuar më tej:

Ndoshta Sergio Ramos do të pendohet për kartonin e marrë në Amsterdam, nëse kualifikohemi ne në çerekfinale. E pranoj se Real Madridi është favorit kryesor për ta kaluar raundin, por ekipi ynë nuk ka hequr dorë, nuk është dorëzuar, ende ka mundësi për t’u kualifikuar“.

Federata Holandeze e Futbollit e shtyu takimin e “Eredivisie”, që Ajax duhej të luante këtë fundjavë kundër PEC Zwolle, me qëllim që lojtarët të shkojnë më të çlodhur në “Bernabéu”. De Jong e shikon në favor këtë masë, për shkak se të luajturit të shtunën do t’i pengonte të bënin pushim të dielën.

Pastaj duhet të fluturojnë të hënën. Ky pushim në kampionat iu jep tërë mundësitë lojtarëve të Ajax të rikuperojnë energjitë dhe të jenë të freskët fizikisht në transfertën me “Los Blancos”, në Champions.

Related posts

NDAHET NGA JETA RADOMIR ANTIC/ Trajneri që realizoi të pamundurën në historinë e futbollit spanjoll

Delo.autor

TAKOHEN DY IKONAT E BOTËS SË SPORTIT/ CR7 dhe Michael Jordan: Ne kemi bërë historinë… (FOTO)

Delo.autor

REAL MADRIDI I HAP DYERT/ Cristiano Ronaldo drejt rikthimit, presidenti Perez ka një plan për të

F.autor

Leave a Comment