Futboll Seria A Sport

SHERRI KESSIE-BIGLIA NË DERBI/ Ja lojtari që rrezikon të mos luajë në ndeshjen ndaj Sampdorias

Gennaro Gattuso nuk e harron lehtë atë që ndodhi në derbi: Frank Kessié e Lucas Biglia u kacafytën në stol, në minutat e fundit të ndeshjes, kur afrikani u zëvendësua dhe argjentinasi e këshilloi të tregonte më shumë respekt për lojtarin që e zëvendësoi.

Një skenë e shëmtuar, një histori që nuk merr fund aq lehtë, edhe pse dy protagonistët kërkuan falje menjëherë pas ndeshjes.

Pas ndeshjeve ndërkombëtare Gattuso do të zhvillojë një takim me dy lojtarët, para gjithë skuadrës, ku do t’u komunikohet edhe gjoba, që do të jetë më e rëndë për Kessié. 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë nuk do t’ia hedhë aq lehtë, sepse veç gjobës mund ta presë edhe ndonjë ndëshkim shtesë.

Sipas gazetarit të Sky Sport Alessandro Alciato, Kessié mund të mungojë të paktën një ndeshje: “Gattuso nuk ka mbaruar punë me Kessié. Ky i fundit kërkoi falje menjëherë pas ndeshjes, para kamerave, çka ishte një lëvizje e mirë, por nuk mjafton. Pritet që të paktën për ndeshjen e ardhshme ndaj Sampdorias të mos luajë”.

Ndërkaq, e ardhmja është e qartë: në verë të paktën njëri prej sherrxhinjve largohet, sepse inatet mes Kessie e Biglia janë të vjetra, aq sa edhe kur Biglia shënoi ndaj Chievo-s pamjet treguan që Kessie nuk festoi fare.

Related posts

NUK DI TË NDALET/ Sulmuesi shqiptar e nis 2020 protagonist në Australi

Delo.autor

Një surprizë dhe tre rikthime, dita e parë e Flamurtarit të Dajës

Isa.Autor

De Vraj shtron drekën te Lacio, tifozët e masakrojnë në rrjetet sociale

Sadik.Autor

Leave a Comment