Futboll Seria A Sport

SHËNOI GOLIN E PARË PAS 7 MUAJSH ME MILANIN/ Ja premitimi i Bakayokos që habiti të gjithë (VIDEO)

Duhet të priste plot shtatë muaj për golin e tij të parë me Milanin, edhe pse nuk ka mjaftuar për të marrë të paktën 1 pikë ndaj Interit, në derbin më të ndezur dhe rëndësishëm të Italisë. Tiemoue Bakayoko  bëri atë kërcim prej gjiganti në zonën e Interit, duke devijuar me kokë dhe dërguar në rrjetë, kur ndeshja ishte 0-2 për zikaltrit.

Festa e tij me grushtin duke goditur te gjoksi dhe te stema, por sidomos drejtuar tifozëve kuqezi, si për t’i thënë “e bëra për ju!” është bërë tashmë virale dhe në rrjetet sociale e kanë falënderuar. Madje, shumë tifozë duan që Milani të paguajë të famshmet 35 mln euro me çdo kusht, që francezi të jetë pikë fikse edhe për sezonet në vijim.

Por, prapaskena që ka dalë këto ditë është kurioze. Sipas “Sky Sport24”, edhe pse nuk ka imazhe që ta dëshmojnë, Bakayoko kishte kaq kohë që premtonte gol në derbi dhe madje të gjithë shokët e ekipit e dinin këtë gjë dhe kur realizoi, në stolin kuqezi, nisën të thonin “e kishte thënë, ky është i çmendur!”. Jo vetëm lojtarëve, por edhe tifozëve, mesfushori ia kishte premtuar këtë gol që erdhi.

Related posts

Reali gabon ndaj Celtas, Zidane i thotë ‘mirupafshim’ kampionatit

Q.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Everton. Rezultati 3-3

Delo.autor

KORONAVIRUSI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Dy lojtarë mungojnë për ndeshjen me Kosovën, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment