Futboll Sport

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN BJELLORUS/ Bakaj protagonisti kryesor i ekipit të tij, pasi shënoi një dopietë

Sulmuesi Elis Bakaj është padyshim lideri i ekipit të Shakhtyor Soligorskut. Shqiptari zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare për këtë sezon me ekipin e tij në kupë dhe fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Belshinës. Shkatërrim total për kundërshtarët.

31-vjeçari ishte protagonisti kryesor i ekipit të tij, pasi shënoi një dopietë. Golin e parë, Bakaj e shënoi në fundin e pjesës së parë, ekzaktësisht në minutën e 44′, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë shënoi dhe golin e tretë dhe të dytin personal. Bakaj përshëndeti rrjetën në minutën e 59′.

Sezon i ri, zakon i vjetër, pasi Bakaj ishte dhe golashënues i ekipit në sezonin e kaluar. Ai shënoi 12 gola nga kampionati në Kupat e Europës. Këtë edicion duket se do të synojë ta thyejë rekordin personal, e ka nisur mirë, pasi ka gjetur rrugën e rrjetës që në sfidën e parë zyrtare.

Related posts

PRITET TË LARGOHET NGA CHELSEA NË VERË/ Ja ekipi i ardhshëm i Ngolo Kante

Delo.autor

M’Gladbach-Dortmund, vendasit kanë humbur 5 radhazi ndaj miqve

Q.Autor

Braktisën ndeshjen, tifozët e Partizanit jashtë stadiumit: Duam titullin, jo të luani për të tjerët! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment