Futboll I pakategorizuar Kosova Sport

“SYNOJ TË FITOJ KAMPIONATIN ME FENERBAHCEN”/ Flet sulmuesi Muriqi: Ja liga që më përshtatet më shumë

Vedat Muriqi po kalon një formë shumë të mirë në Turqi, duke qenë protagonist me klubin e Fenerbahçes.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, ka dhënë një intervistë për “NTV Spor”, duke shprehur dëshirat e tij dhe bindjen se sezoni i shkuar i Fenerbahçes nuk do përsêritet më.

“Shtëpia ime tashmë është Fenerbahçeja. Ishte ëndrra ime e fëmijërisë që u bë realitet. Shpresoj që këtu të fitoj kampionatin. Kur ta realizojë këtë, qëllimi im është të luajë në një klub të madh europian”, shprehet Muriqi.

Më tej ai shton: “Premier Liga më përshtatet më shumë si Ligë, pasi ka luftë fizike dhe një nivel të lartë. Sezoni i kaluar për Fenerbahçen nuk do të ndodhë më dhe për këtë jemi të gjithë të vendosur.”

Related posts

PO MAGJEPS BOTËN/ INTERI bën ofertën e parë për “PIRLON E RI”, ofron një shifër të…

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Mbappe me asist “MAGJIK”, Giroud nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

HUDDERFIELD-ARSENAL/ Shkodran Mustafi është titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment